Vendosni fjalën kyçe....

U kap me pistoletë në Bllok, gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ Gentian Gjokën


Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për presidentin e klubit të futbollit të Turbinës (Cërrikut), Gentian Gjokën, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sakaq në Vlorë në të njëjtën ditë është vendosur e njëjta masë sigurie, për akuzat për mashtrim ndaj presidentit të klubit të futbollit.

Kujtojmë se Gentian Gjoka me origjinë nga Vlora u arrestua mbrëmjen e 19-dhjetorit në zonën e Bllokut, ku ka edhe banesën, pasi iu gjet një armë pistoletë pas një kontrolli nga policia.

Por sikur të mos mjaftonin akuzat për armëmbajtje pa leje, policia verifikoi se Gjoka ishte i shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për mashtrim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *