Vendosni fjalën kyçe....

“S’është puna juaj” – Xi paralajmëron Trump-in kundër ndërhyrjes amerikane në punët e Kinës


Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar homologun e tij amerikan Donald Trump kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Pekinit, duke thënë se veprimet e Uashingtonit po dëmtonin ‘besimin e ndërsjellë’ dhe bashkëpunimin.

Të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike të premten dhe pas kësaj, Trump përdori Twitter-in, rrjetin e zgjedhur të tij për çështjet e shtetit, duke thënë se kishte një ‘bisedë shumë të mirë’ me Xi për ‘marrëveshjen e tyre gjigante të tregtisë’.

Xi ishte më tradicional duke lëshuar një deklaratë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Aty ai e paralajmëroi homologun e tij amerikan për përfshirjen e SHBA-së në punët e brendshme të Kinës, të cilat Pekini e konsideroi të dëmshme.

‘Fjalët dhe veprimet e Uashingtonit mbi Tajvanin, Hong Kongun dhe Tibetin ishin të dëmshme për besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin dypalësh midis SHBA-së dhe Kinës’, tha Xi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *