Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetra të plagosur në natën e dytë të përplasjeve në Beirut


Policia dhe protestuesit kundër qeverisë janë përleshur për herë të dytë në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur.

BBC shkruan se protestuesit hodhën shishe dhe fishekzjarre ndaj oficerëve të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotësjellës dhe topa uji.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Raya el-Hassan urdhëroi një hetim për përgjigjen e ashpër të së shtunës nga forcat e sigurisë.

Protestat kundër keqmenaxhimit ekonomik nga elita në pushtet, filluan që në tetor. Ato shkaktuan dorëheqjen e kryeministrit, Saad al-Hariri, por bisedimet për krijimin e një qeverie të re janë bllokuar. Të hënën, parlamenti Libanez do të marrë në konsideratë kë do të emërojë si kryeministër, me Hariri pritet të rikthehet në këtë post.

Pas dhunës së të shtunës, forcat e sigurisë u vendosën përsëri në një numër të madh të dielën kur mijëra protestues u kthyen në rrugë. Forcat e Brendshme të Sigurisë në Liban thanë që ata përdorën gaz lotsjellës pasi demonstruesit i goditën me fishekzjarrë dhe gurë.

Mbrojtja Civile Libaneze tha se 46 persona kishin marrë mjekim për shkak të dëmtimeve, ndërsa 14 janë shtruar në spital.

Një protestuese, Omar Abyad, e cila thotë se është një infermiere që ka mbetur e papunë që kur është diplomuar dy vjet më parë, thotë: “Ata (forcat e sigurisë) na sulmuan në mënyrë barbare, sikur nuk po protestojmë për hir të tyre, për fëmijët e tyre.”

Këto protesta kanë qenë më të mëdhatë në Liban në më shumë se një dekadë. Për herë të parë që nga përfundimi i luftës civile 1975-1990 janë hequr mënjanë dallimet fetare dhe janë përfshirë njerëz nga të gjithë sektorët e shoqërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *