Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Jemi në negociata me një kompani turke, do bëjmë shtëpi antisizmike


Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se është në negociata me një kompani të madhe turke, për të ndërtuar shtëpi me standarde bashkëkohore, antisizmike, ekologjike e antizjarr.

Këtë deklaratë Rama e bëri ndërsa inspektonte spitalet në QSUT. Ai shtoi se përveç shtëpive, po shihet mundësia që kompania turke të ndërtojë edhe qendra shëndetësore.

“Ne po bëjmë një negocim dhe besoj se do t’ja dalim, me një kompani të madhe turke që është e certifikuar ndërkombëtarisht dhe që punon për tregun në Amerikë. Besoj do bëjmë super marrëveshje për shtëpitë. Shtëpi me standarde fantastike, antisizmike, ekologjike, antizjarr dhe i thashë që të na japin edhe disa oferta për qendra shëndetësore, sepse janë me kosto shumë më të ulët dhe janë super. Ne mund të bëjmë më shumë me ta. Ata bëjnë edhe shkolla. Po bëjmë një punë me ta që besoj do na japi shumë sukses”.– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *