Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e PD-së publikon fotot: Ky është pallati për të cilin Lleshaj u bërtiti banorëve dhe inxhinierit


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar disa foto që sipas saj janë nga pallati në Lezhë, të cilin ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj një ditë më parë e konsideroi të sigurt.

Zhupa e quan sjelljen e ministrit si kriminale për shkak të dëmeve që paraqiten në foto.

“Kjo është gjendja e pallatit 12 katësh në Lezhë që Sandër Lleshaj guxonte në menyrë të papërgjegjshme të jepte mend edhe ti ulëriste banorëve edhe inxhinierit duke e konsideruar prishje normale. Kriminale si e gjithë sjellja e tij në krye të ministrisë së brendshme. Shyqyr që nuk i hodhi gaz helmues për ti shpërndarë!”– shkruan Zhupa.

Fotografitë e publikuara nga zëdhënësja e PD-së janë nga pjesë të ndryshme të pallatit 12 katësh, ndërsa nuk jepet një pamje e plotë e ndërtesës.

Ditën e djeshme, ministri  Lleshaj pati një përplasje verbale me banorët e një pallati dhe me drejtorin e urbanistikës në Lezhë.

Ky i fundit tha se pallati është i pasigurt, banorët po ashtu thanë se sipas inspektimeve të bashkisë ndërtesa ishte e pasigurt, mirëpo Lleshaj u bërtiti. Qytetarëve u tha se nuk u ka asnjë borxh, ndërsa drejtorit të urbanistikës i tha të mos përhapë panik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *