Vendosni fjalën kyçe....

“Muret e shembura por pallati në Durrës nuk do shembet”-vendimi i ekspertëve shqiptarë dhe të huaj (Video)


Kompleksi 11-katësh në lagjen 17 në Durrës pavarësisht shembjes së mureve nuk do të shembet, ky ka qenë vendimi i ekspertëve shqiptarë dhe të huaj.

Në një kronikë të transmetuar në A2-News, si eksperti i huaj ashtu edhe ai shqiptar pranuan që ka dëmtime të mëdha në muret e pallatit, por sipas tyre struktura është e qëndrueshme dhe pallati nuk duhet të shembet, ndërsa banorët nuk do të lejohen të banojnë aty deri në riparimin e dëmeve.

Kemi parë që nuk ka dëmtime shumë të mëdha. Nuk ka arsye që të prishet ndërtesa”- u shpreh eksperti i huaj në prani edhe të banorëve.

Ka 3 kolona me probleme, por që nuk e cenojnë qëndrueshmërinë e përgjithshme të objektit. Këto kolona do i monitorojmë, do të kontrollohen shpejt. Për momentin, objekti është i pabanueshëm. Struktura është llogaritur për 9 ballë dhe i ka qëndruar tërmetit”- deklaroi kreu i Institutit të Ndërtimit.

Pavarësisht lajmit të mirë për banorët, askush prej tyre nuk do të lejohet të futet brenda objektit, pasi paraqet rrezikshmëri, me mure të shembura dhe me shkallë që kanë pësuar dëmtime për shkak të projektimit të gabuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *