Vendosni fjalën kyçe....

Rama e la pa akses brenda Shqipërisë, reagon JOQ: I nxorëm skandalet, kjo mban erë diktature


Pas disa paralajmërimeve kryeministri Edi Rama mbylli mbrëmjen e kaluar, portalin e parë përmes AKEP. “Jeta Osh Qef” ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke thënë se mban erë diktature.

Sipas këtij portali, Rama ka marrë këtë vendim pasi i ka nxjerrë “të palarat” dhe skandalet.

“Teksa gjendemi përballë një katastrofe natyrore që ka lënë pasoja tragjike dhe gjithë shteti duhet të angazhohej terësisht për të hartuar një plan të menjëhershëm masash për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4, “Rilindja” gjen edhe kohë për të sulmuar mediat që i nxjerrin “të palarat” dhe skandalet.

Pasi Policia e Lleshit shpalli në kërkim administratorët e JOQ Albania, ditën e sotme Rama, në një akt diktatorial, i ka dhënë urdhër Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbyllin domainin “joqalbania.com” për Republikën e Shqipërisë. Pikërisht aty ku mund t’i vijë përmbysja.

Rama dhe Rilindja që ai drejton mesa duket nuk e përtypin dot faktin se qytetarët kanë një hapësirë ku mund të nxjerrin të palarat dhe skandalet e qeverisë dhe instancave të saj, nuk e përtyp dot as faktin që jemi ndër të vetmet media në vend që nuk jemi shitur e as blerë nga sekti “Rilindja” dhe kërkon të na mbyllë gojën.

Kjo është mënyra se si qeveria tenton të vendosë diktaturën ndaj atyre që ofron t’i blejë, por nuk i shiten, tenton t’u mbyllë gojën me censurë duke mos arritur t’i kontrollojë ashtu siç ka bërë me çdo institucion të këtij shteti!

Atij s’i pëlqejnë kritikat dhe tenton të eliminojë zërin e vetëm opozitar që ka mbetur, nuk duron dot zërin e popullit të tij që i rrëfen realitetin e shëmtuar të qeverisjes së tij dhe tenton ta zhdukë.

Pa të vetmin dyshim, mund të themi se tashmë ka nisur të instalohet në vend diktatura “Rama”, ku hapat e saj të parë përfshijnë “zhdukjen” dhe “eleminimin” e atyre që ua plasin të vërtetën në sy dhe qëndrojnë në krah të qytetarëve dhe mbrojnë interesat e tyre.

Reagimi duhet të jetë i përgjithshëm, mediatik e ndërkombëtar për këtë regjim që ka instaluar Rama!

Ne do luftojmë për Shqipërinë deri në pikën e fundit të gjakut…”– thuhet në njoftimin e “JOQ”.

I pari që e bëri publik lajmin për mbylljen e aksesit për Shqipërinë të këtij portali, ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Rama kishte paralajmëruar më herët se do merrte masa të tilla ndaj portaleve dhe kanaleve të tjera të informimit, nëse përhapin panik në këtë rast emergjence prej tërmeteve.

Masa e marrë ndaj “JOQ” nënkupton që të gjithë përdoruesit, mund ta shohin nga jashtë vendit faqen, por jo brenda Shqipërisë. Më herët,  policia procedoi dy administratorët e “JOQ”, Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, për përhapjen e njoftimeve të rreme të cilat hapin panik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *