Vendosni fjalën kyçe....

Lutja e babait të Xhesika Biqikut këtë mëngjes që Rama s’ia plotësoi dot: Fol ndonjë llaf të mirë, të ma çojnë gocën jashtë


Vetëm pak orë më parë, babai i Xhesika Biqikut i kërkoi ndihmë kryeministrit Edi Rama, që të ndërhynte për të dërguar të bijën e tij në Itali. Mes lotësh, Ilia Biqiku, i kërkoi Ramës gjatë vizitës së tij në Kombinat, që të ndërhynte për t’i ardhur në ndihmë të bijës.

“Kam gocën sëmurë në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë, po i përmend një çik. Thonë italianët direk ne do ta çojmë në Itali.

Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu (Qan). Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën, të mbushë 20 vjeçe. ”, tha zoti Biqiku.

Kryeministri iu përgjigj:” Mos ki merak, është goca ime, siç është goca jote. Do bëj maksimumin”.

Por fatkeqësisht vetëm pak orë më vonë, Xhesika ndërroi jetë, duke u bërë viktima e parë nga Tirana e tërmetit të fuqishëm të së martës.

E reja Xhesika Biqiku ndodhej në gjendje kome prej tre ditësh. Ajo u aksidentua në momentin kur po tentonte të largohej nga banesa pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4, kur i ra një tullë në kokë.

Biqiku ishte një ndër emrat që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se do të transportohej drejt Italisë për mjekim të specializuar.

Mirëpo për shkak të gjendjes së saj të rënduar, ky transport u anulua. Grupi mjekësor italian gjykoi se një lëvizje e saj nga aparaturat mjekësore do t’i përkeqësonte saj gjendjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *