Vendosni fjalën kyçe....

Nxirren gjatë natës trupat e pajetë nga gërmadhat në ish-kënetë dhe te pallati 6-katësh


Kanë përfunduar kërkimet në rrënojat e banesave të shkatërruara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Në mbrëmje është nxjerrë nga rrënojat trupi i pajetë i fundit nga familja Lala në ish-Kenetën e Durrësit.

Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit i cili ishte person me aftësi të kufizuara.

Edhe në pallatin 6-katësh në Durrës është nxjerrë trupi i fundit.

Nga gërmadhat e pallatit 6 katësh është nxjerrë trupi i pajetë i Xhuljeta Gjonajt, raporton BallkanWeb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *