Vendosni fjalën kyçe....

“Lëkundjet e tërmetit po ulen, situata drejt normalizimit” – Deklarata e sizmiologut


Sipas sizmiologut Edmond Nushi, ka deklaruar se lëkundjet sizmike në Shqipëri po shkojnë drejt zvogëlimit dhe ato janë gjithnjë e më të qeta.

Në një deklaratë për ‘Ora News’, ai tha se aktiviteti sizmik është shumë pranë Tiranës dhe për këtë arsye lëkundjet ndihen por pavarësisht kësaj, gjithçka po shkon drejt qetësimit.

‘Zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës kështu që këto ngjarje kur kalojnë njëfarë pragu ndihen nga qytetarët dhe për rrjedhojë ata frikësohen. Në terësi aktiviteti është drejt një relaksimi. Edhe magnitudat që po vijojnë tani janë gjithmonë e më të ulëta’, tha ai.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, në qarkun e Tiranës, Durrësit e Lezhës, janë ndjerë lëkundje të tjera kohë pas kohe me magnitudë nga 3 deri në 5 të shkallës Rihter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *