Vendosni fjalën kyçe....

“338 persona të lënduar në Trauma, 4 në gjendje të rëndë”-drejtori i Spitalit të Traumës


338 persona ka qenë numri i personave të paraqitur në spitalin e Traumës ku në total janë shtruar 39 persona. Të dhënat i jep drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zeneli.

Spas tij një pacient është larguar në Itali për mjekim më të specializuar ndërsa në gjendje kritike për jetën janë 4 persona.

Numri total i rasteve të paraqitura në spital ka arritur në 338, nga të cilat në total janë shtruar 39. Aktualisht janë vetëm 34, për shkak se disa prej tyre, pasi kanë marrë trajtimet përkatëse, janë larguar nga spitali. Ndërsa një pacient është larguar dje drejt Italisë, për shërbime të mëtejshme shëndetësore dhe pjesa tjetër vazhdon të marrë shërbim në spital”-deklaroi Zeneli.

Në gjendje kritike për jetën, sipas doktorit, janë katër pacientë, të cilët mbahen në observim. Midis tyre, Zeneli veçon një rast specifik, Xhesika Biçikun, e ardhur nga Kombinati, e cila rezulton të jetë rëndë.

Janë probleme që ne i konsiderojmë politrauma. Domethënë, dëmtime në disa sisteme organesh. Një prej tyre është rasti edhe më i vështirë. Pas konsultave me stafin që erdhi nga Italia për mundësinë e transferimit në një spital tjetër, u vendos përfundimisht të mos transportohet. Perspektiva që mund t’i ofrohej në një spital tjetër nuk do të ishte më e mirë sesa këtu”- sqaron drejtori i Spitalit të Traumave të rënda.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *