Vendosni fjalën kyçe....

Trump do i deklarojë kartelet meksikane si “organizata terroriste”


Presidenti amerikan Donald Trump tha se administrata e tij do fillojë t’i përcaktojë kartelet meksikane të drogës si organizata terroriste, duke përmendur rolin e tyre në narkotrafikimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore dhe nuk përjashtoi veprimet ushtarake.

I pyetur nëse ky përcaktim do të thotë se ai ‘do fillojë t’i godasë me dronë dhe armë të tjera’, presidenti amerikan nuk pranoi të shtjellojë por tha: ‘Unë nuk dua të them atë që do të bëj, por ato do të përcaktohen. Unë kam punuar për këtë gjatë 90 ditëve të fundit,’ tha ai.

‘Ne po humbasim 100,000 njerëz në vit për ato që po ndodhin dhe çfarë po vjen përmes Meksikës. Kartelet kanë para të pakufizuara, sepse janë paratë e drogës dhe paratë e trafikimit të qenieve njerëzore.’ – tha ai.

I irrituar nga perspektiva e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador u tha gazetarëve të hënën: ‘Ne kurrë nuk do ta pranojmë atë, ne nuk jemi shitës vendesh’, ndërsa ministri i Jashtëm tha se ajo që thekson SHBA-ja është e panevojshme dhe e pakëndshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *