Ka shkuar në tre numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.3 që goditi mëngjesin e sotëm vendin.
Përveç gruas së moshuar që u nxorr e pajetë nga rrënojat në Thumanë të Fushë-Krujës, edhe në Kurbin janë shënuar dy të vdekur.
Njëri është hedhur nga ballkoni nga frika e tërmetit, ndërsa tjetri ka vdekur pasi ka humbur drejtimin e automjetit dhe është përplasur.