Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Më 8 dhjetor së bashku kundër pakicës politike që ka kapur shtetin e dhunon Kushtetutën


Presidenti Meta ka ftuar qytetarët shqiptarë që t’i bashkohen në tubimin e 8 dhjetorit. Kreu i shtetit ka njoftuar më herët për tubimin që do mbahet në Qytetin Studenti.

Ai thekson se qytetarët duhet të nderojnë kujtimin e studentëve të dhjetorit që çelën një epokë të re për shqiptarët, ndryshe nga pakica politike që ka tradhëtuar vendin, duke e shpopulluar atë e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.

Presidenti ritheksoi mbajtjen e një referendumi si e dejtë kushtetuese, që do hapë rrugën për të tjerë në të ardhmen, që do vënë në presion qeveritë e partitë.

‘Të dashur qytetarë! Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”!

Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.

Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.

Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!’ – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *