Vendosni fjalën kyçe....

De Niro shthur gojën ndaj Trump-it: Kandidati demokrat homoseksual mund ta mundë atë copë m**i


Aktori italo-amerikan Robert De Niro nuk ka qenë kurrë një tifoz i madh i Donald Trump, por kësaj radhe ai vazhdoi të spekulojë se cilët kandidatë të mundshëm mund të krijojnë një luftë të vështirë kundër presidentit amerikan në garën e ardhshme presidenciale.

Robert De Niro zbuloi të preferuarit e tij për zgjedhjet presidenciale për vitin 2020, ndërsa etiketoi Presidentin aktual amerikan, Donald Trump si ‘një copë m*ti dhe ‘budalla’, sipas një interviste për ‘The Daily Beast’.

‘Ju duhet të merrni një vendim dhe Trump ka flakur shumë njerëz tej. Ai është një copë m*ti që nuk duhet t’i kishte fituar kurrë zgjedhjet. Ju e shikoni këtë budalla dhe ju thoni, çfarë po ndodh?’ tha De Niro në intervistë.

Aktori më pas vazhdoi të zbulojë preferencat e tij presidenciale në zgjedhjet e ardhshme, duke sugjeruar që Pete Buttigieg, kryetari demokrat i South Bend, Indiana, mund të ishte një kundërshtar i denjë për presidentin amerikan, por gjithashtu vlerësoi Joe Biden.

‘Më pëlqen Buttigieg. Biden mund të na fuste në ujëra më të qeta, kjo do të ishte një gjë e mirë. Për mua ai është një person që do bënte gjënë e duhur, të marrë vendimin e duhur. Por Buttigieg më pëlqen shumë. Ai i ka të gjitha kredencialet për këtë’, tha De Niro.

Ylli i filmit të sapo publikuar ‘The Irishman’ shpjegoi gjithashtu se fakti që politikani demokrat është homoseksual mund ta ndihmojë atë të fitojë mbështetje nga grupet e margjinalizuara.

‘Si person homoseksual, ai është dikush që vjen nga një komunitet i margjinalizuar, kështu që njerëzit nga grupet e tjera etnike mund të identifikohen me të, edhe nëse nuk janë homoseksualë, sepse e dinë se si është. Unë mendoj se ai është më i miri për atë që na nevojitet tani. Unë kam miq që vërtet e pëlqejnë shumë atë, ashtu si edhe unë’, shtoi aktori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *