Vendosni fjalën kyçe....

Ylli Manjani: Ç’lidhje ka videoja erotike me shkeljen e Kushtetutës?!


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, është shprehur kundër publikimit të një videoje erotike që përflitet për një diplomat të huaj në Shqipëri.

Manjani shprehet se nuk e kupton se ç’lidhje ka kjo çështje me koncesionet e PPP-të abuzive apo me emigracionin në rritje. Ai e cilëson këtë një poshtërsi hipokrite.

“Është një video erotike…”

Kjo është tema më interesante për publikun në këto vitet e fundit. Ngjan si shantazh publik ndaj “viktimave” që kanë poste publike.

Mendoj se kjo në thelb është poshtërsi hipokrite. E ndyrë sa më ska!

Veglat gjenitale i janë vënë nga krijuesi njerëzve për këtë punë, pra për eros. Kështu që dy persona që na zhvillokan një marrëdhënie erotike nuk më duket ndonjë gjë kaq interesante, as e veçantë. Për kët punë janë bërë ato të shkreta…

Debati në fakt lind për shkak të moralit monogamist. Kurioziteti i gërryen njerëzit që të dinë se me kë ja dreth ky apo ajo bashkshortit. Dhe po të zunë në flagrancë të ta bëjnë me gisht (gishtin tregues) si një tradhëtar.

Qesharakë! Kaq e cekët është kjo llogjikë saqë është krijuar ideja e rreme se vetëm ato që kapen në video janë tradhëtarët. Të tjerët janë engjëj!

Për të qeshur me lot madje. 🤣🤣🤣🤣

Por, ajo që s’kuptoj dot është se ç’lidhje erosi jashtmartesor i dy njerëzve me borxhin publik; me koncensionet e PPP abuzive; me nxjerrjen e shtetit nga Kushtetuta e ligjet; me Gjykatën Kushtetuese që nuk bëhet; me papunësinë që shtohet; me emigracionin që rritet, apo mos do na çelen negociatat nga zbulimi i kësaj gjëje ?!

Pa këto video-flagranca që përhapen nga moralistë, Shqipëria do ishte më e pasur, më e begatë e me shtet të përgjegjshëm?!

Llogjika 0!

Por edhe morali 0! Pse moral është të marrësh vemendjen publikut me gjera krejt private të dikujt?!

Nga ana tjetër, moral është të sherrosësh familjet e “viktimave” të videove?!

Kur do burrërohemi (moralisht) që ti themi tjetrit në sy “ik mor sharlatan” a ku e di unë se çfarë?! Se burrat duhet të ta thonë hapur në sy atë që mendojnë dhe jo pas krahëve “shih se kam një video për ty”…

Është më e ndershme dhe e morlashme sa më ska ta shash tjetrin e t’ja thuash në surrat, sesa pas krahëve e me aspekte nga jeta private.

Edhe kisha që është autore e monogamisë, ka krijuar institucionin e rrëfimit që është prap një institucion privat.

Njerëzit me funksione publike nuk bëjnë aspak përjashtim nga kjo llogjike.

Nejse, unë kështu mendoj. E poshtër është.”- thotë Manjani.

Presidenti i vendit Ilir Meta, pak ditë më parë foli për një lidhje intime të një diplomati të huaj në vendin tonë me një zyrtare të Partisë socialiste, madje ekzistonte edhe një video për këtë, por ai nuk zbuloi emra. Që pas kësaj deklarate të fortë, kurioziteti është shtuar për këtë video por ish-ministri i LSI-së duket se nuk e mbështet një gjë të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *