Vendosni fjalën kyçe....

24 orë më parë kishte marrë patentën, ndalohet pas një orë ndjekjeje nga policia 18-vjeçari (Video)


Një 18-jeçar është prangosur në Tiranë pas një ndjekjeje për rreth 60 minuta nga Policia Rrugore.

Pasi 18-vjeçari nuk i është bindur patrullës së policisë për të ndaluar, ai është ndjekur për një orë në rrugët e kryeqytetit para se të ndalohej.

Adoleshenti e kishte marrë patentët 24 orë më parë ndërsa në makinë i janë gjetur disa pajisje të ngjashme me ato që përdorin forcat e policisë.

Njoftimi i policisë

Rrugorët e kryeqytetit ndjekin për rreth 1 orë dhe prangosin një 18-vjecar, për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Gjatë patrullimeve policore parandaluese, nga efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, i është dhënë shenjë ndalimi për shkelje të semaforit një automjeti në bulevardin “Gjergj Fishta”, me drejtues shetasin V. H., i cili jo vetem nuk i është bindur sinjalit “Ndal” të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar patrullat e Policisë që e ndiqnin, si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Patrullat e ndoqën përreth 1 orë drejtuesin e mjetit në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, deri sa arritën ta ndalonin dhe arrestonin atë në kushtet e flagrancës, vetëm pasi bllokuan të gjithë rrugën me një kamion në periferi të kryeqytetit.

Arrestimi, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi nga kontrolli në automjetin e 18-vjeçarit me iniciale V. H, i cili kishte vetëm 24 orë që kishte fituar të drejtën për të drejtuar automjetin, u gjetën disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të Policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, nga verifikimet për nivelin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, në orët e para të mëngjesit, u konstatua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës, shtetasi me iniciale F. K., 38 vjeç, i cili u konstatua duke drejtuar një autobuz për transport pasagjerësh me leje drejtimi të falsifikuar dhe nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, vijojnë patrullimet dhe kontrollet pa ndërprerje për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit.

Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejëtsi mbi normat e lejuara, 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për mosbindje ndaj shenjës “Ndal” të Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *