Vendosni fjalën kyçe....

“Balla presion prokurorisë për të mbrojtur Dvoranin, te Kushtetuesja është vija e kuqe” – Blushi


‘Larg duart nga Gjykata Kushtetuese, aty është vija e kuqe dhe është e kuqe flakë’ – shkruan zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi.

Ai ka reaguar në përgjigje të deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, pak më parë.

Blushi thekson se deklaratat e Ballës janë presion ndaj prokurorisë për të mos vepruar ndaj kallëzimit penal ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

‘Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.’ – shkruan Blushi në Facebook.

Më tej ai thekson se presidenti Meta e ka bërë të qartë se nuk do tolerojë më shkeljen e procedurave që synojnë kapjen mafioze të reformës në drejtësi ndërsa rithekson se te Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe.

‘Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe ka paralajmëruar prerë se në të ardhmen nuk do të tolerojë më, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të reformës në drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj! Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, paralajmërimi është i prerë: larg duart nga Gjykata Kushtetuese! Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe, dhe është e kuqe flakë!’ – mbyll Blushi reagimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *