Vendosni fjalën kyçe....

Nuk i erdhi në ndihmë Alvinit, Meta firmos dekretin për shkarkimin e ambasadorit Gent Gazheli


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka firmosur dekretin për shkarkimin nga detyra të ambasadorit të Turqisë, Gent Gazheli, i cili dështoi t’i vinte në ndihmë 11-vjeçarit Alvin Berisha, i cili kishte mbetur në një kamp në Siri.

Për Gent Gazhelin, emisioni “Le Iene” në Itali pati akuza se nuk ishte përgjigjur për të ndihmuar në rastin e Alvin Berishës për ta rikthyer nga kampi i Al Hol në Siri. Ai shfaqej në videon e publikuar nga gazetarët italianë, duke premtuar se do t’u vinte në ndihmë për të kthyer Alvin Berishën në Itali, mirëpo në një telefonatë të dytë ai u fik telefonin.

Në fund Alvini u rikthye pranë babait të tij Alvin Berishës në Itali, por kjo jo falë ndërhyrjes së ambasadorit shqiptar. Alvini u shpëtua falë ndërhyrjes së “Kryqit të Kuq Ndërkombëtar” dhe “Gjysmëhënës Siriane”, e në veçanti të karabinierëve Ross në Milano, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11356
Tiranë, më 19.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *