Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me 107 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, ndalohet shoferi


Policia greke ka kapur 107 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Kallapaq të Janinës, ndërsa mjeti me lëndën narkotike vinte nga kufiri i gjelbër.

Gjatë kontrollit, autoritetet fqinje kanë sekuestruar 91 pako me 106 kg e 850 gram marijuanë.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 180 euro dhe dy celularë, ndërsa ka rënë në pranga drejtuesi i mjetit, që ishte një shtetas shqiptar, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *