Vendosni fjalën kyçe....

Bomba në makinë shkatërron qytetin sirian të kontrolluar nga Turqia, dhjetëra të vdekur


Një makinë bombë ka shpërthyer të shtunën në një qytet verior të Sirisë, të kontrolluar nga luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë, nga ky shpërthim kanë humbur jetën 18 persona dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.

Gjatë muajit të kaluar, Siria veriore është goditur disa herë nga shpërthime që kanë vrarë dhe plagosur një numër njerëzish. Kjo pasi Turqia filloi një operacion ushtarak kundër luftëtarëve kurdë pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria veriore.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani raporton se 19 njerëz, përfshirë 13 civilë, u vranë të shtunën në qytetin al-Bab në provincën e Aleppo-s.

Ndërsa Qendra Mediatike e Aleppo-s, tha që janë vrarë 15 njerëz nga një shpërthimin në një pjesë të qytetit afër një stacioni autobusi. Nuk është e pazakontë që në ngjarje të tilla, të raportohen paraprakisht shifra të ndryshme të viktimave. Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Në një video të publikuar në internet shihen disa automjete në flakë, dhe një tym i zi.

“Duket si fundi i ditës. Zoti na ndihmoftë”– dëgjohet një burrë, citon Reuters.

Më poshtë jepen pamje nga vendngjarja, ku rrugët janë të gjakosura dhe njerëzit në panik tërheqin të plagosurit. Kujdes, mos e klikoni videon nëse nuk i duroni dot pamjet e rënda.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *