Vendosni fjalën kyçe....

Plaçkitnin banesa, arrestohet 6 shtetas shqiptarë në Itali


Policia italiane ka finalizuar operacion që ka përfunduar me arrestimin e 6 personave dhe hetimin në gjendje të lire të nëntë të tjerëve.

Mësohet se shtetasit ishin shqiptarë dhe operonin si një grup i vetëm duke vjedhur dhe plaçkitur vila në Italinë qendrore dhe veriore.

Sipas mediave fqinje, shqiptarët hynin në veprim kur të zotët e shtëpisë apo qiramarrësit nuk ndodheshin në shtëpi dhe synonin vjedhjen e parave dhe sendeve me vlerë, por edhe makina, të cilat i përdornin për të realizuar vjedhje në vende të tjera.

Pas arrestimit të anëtarëve të grupit, policia sekuestroi një Audi të vjedhur dhe një pjesë e madhe e mallrave të grabitura kryesisht ora të markave Rolex, Cartier, Guçi dhe marka të tjera, bizhuteri të shumta ari, diamante dhe çanta.

Tre të arrestuarit e parë në Romë janë T.N. 26 vjeç, G.E. 29 vjeç dhe N.E. 24 vjeç, të gjithë shqiptarët. Më pas u arrestuan edhe tre shqiptarë të tjerë me inicialet, N.A. 24 vjeç si dhe N.M. dhe A.M. përkatësisht 34 dhe 31 vjeç.

Nëntë persona të tjerë po hetohen në një gjendje lirie, përfshirë këtu edhe dy gra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *