Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Metës: Presidenti nuk ndalon askënd të betohet, as tek parukierja


Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit të vendit, ka reaguar lidhur me betimin te noterja të gjyqtares Arta Vorpsi, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Blushi shkruan me ironi se presidenti Ilir Meta, nuk ndalon njeri të betohet as tek parukierja.

“Të dashur gazetarë,
Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.”, shkruan Blushi.

Presidenti Ilir Meta kishte lënë të kuptohet se nuk do ta thërriste ArtaVorpsin për betimin, me argumentimin se KED ka shkelur procedurat dhe Kushtetutën, e kështu ajo ka vendosur ta bëjë këtë te një notere.

Para noteres Miranda Xhelmançe, Vorpsi ka deklaruar: “Me vullnetin dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit kushtetues dhe me dorën e vendosur në Kushtetutë, betohem: Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”

Por në neni 129 të Kushtetutës, e drejta për ceremoninë e betimit i njihet vetëm presidentit: “Gjykatësi kushtetues e fillon detyrën, vetëm pasi betohet para presidentit”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *