Vendosni fjalën kyçe....

Mocioni ndaj ministres, dorëhiqet qeveria e Kuvajtit


Kryeministri i Kuvajtit, Shejh Jaber Mubarak, ka dorëzuar dorëheqjen e qeverisë së tij te Emiri i Kuvajtit, Sheik Sabah Al Ahmad Al Sabah të enjten, sipas agjensisë së Kuvajtit të Lajmeve ‘KUNA’.

Dorëheqja bëhet për riorganizimin e punës së kabinetit, tha zëdhënësi i qeverisë Tareq Al Mezrem pa dhënë hollësi të tjera.

Të martën, Ministrja e Punës Publike dhe Ministrja e Shtetit për Strehimin, Jenan Ramadan, njoftoi dorëheqjen e saj gjatë Asamblesë Kombëtare pasi 10 deputetë ngritën një mocion mosbesimi ndaj saj.

Ministrja e Punëve Publike ishte nën kritikat e deputetëve pasi ministria e saj nuk arriti të adresojë pengesat dhe problemet themelore të infrastrukturës, pavarësisht planit të saj 2019-20 që përfshin projektet kryesore që synojnë shndërrimin e vendit në një qendër financiare globale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *