Vendosni fjalën kyçe....

Vizita e presidentit kinez në Greqi, Athina e Pekini nënshkruajnë 16 marrëveshje


Vizita zyrtare e presidentit kinez Xi Jinping në Athinë të hënën u përmbyll me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve në një mori fushash. Xi u takua me homologun e tij grek, Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij.

Gjatë vizitës, midis marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara ishte një për të lehtësuar pengesat për investimet e Kinës në portin e Pireut.

Paktet gjithashtu përfshijnë një marrëveshje ekstradimi, Bankën e Kinës që hap një degë në Athinë dhe shkëmbime të programeve në TV dhe radio.

Jinping vizitoi gjithashtu zyrat e kompanisë kineze ‘Cosco’ në portin e Pireut.

Gjigandi i sektorit të transportit ‘Cosco’ bleu një shumicë të aksioneve të portit pasi u privatizua dhe ka një koncesion 35-vjeçar për të drejtuar portin.

Javën e kaluar, kur Mitsotakis ishte në Shanghai për një ekspozitë, Xi foli për Greqinë duke thënë se ajo do nidhmonte si një qendër logjistik” për mallrat kineze për të arritur në Perëndim.

Pireu është porti më i madh tregtar i Greqisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *