Vendosni fjalën kyçe....

PD: Rama shkeli kriteret e FSHF-së, “Air Albania” nuk plotëson asnjë kriter për emrin e stadiumit


Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente, të cilat tregojnë se Federata Shqiptare e Futbollit ka shkelur kriteret që kishte vendosur vetë lidhur me tenderin për stadiumin e ri kombëtar.

FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore për kompanite e interesuara për tenderin. E para që të ishte një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit, dhe së dyti të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Sipas Zhupës, kompania “Air Albania” nuk ka plotësuar asnjërin nga këto kushte.

“Rama nuk e leshon qendren tregtare me fushe futbolli Arena Kombetare, tashme me emrin e nje kompanie si Air Albania qe del me humbje, nuk ploteson asnje kriter te FSHF dhe prap zgjidhet fituese.

Propagande e fuqishme qe Air Albania meqe nuk lartesohet dot ne qiej pa Turkish Airlines, te lartesohet si emer ne stadiumin kombetar.

Me 22 Korrik 2019 Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur tenderin per te kerkuar nje sponsor te ri per stadiumin kombetare. FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore per te plotesuar kompanite e interesuara :

1-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit,

2-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar.

Me 9 Nentor 2019 eshte shpallur fituese e tenderit kompania “Air Albania” nga 3 kompanite qe kane marre pjese .

Duke ju referuar kritereve te vendosur ne tender kompania “Air Albania” nuk ploteson asnjerin prej tyre.
1- Jo vetem nuk ka nje xhiro 10 milion euro ne vit por ne bilancet e deklaruara per vitin 2018 tregojne qe eshte ne kushte financiare me humbje prej 120 mije dollare.
2- Emer te mire kombetar dhe nderkombetar dhe reputacion, nuk e ka per shkak se nuk ka krijuar ende kushtet per tu njohur per mire apo per keq pasi ka vetem nje vit e krijuar. Kompania eshte krijuar me 12/09/2018 sipas ekstraktit te QKB.

Pra dy kriteret e vendosur nga vete FSHF nuk jane plotesuar.”, tha Zhupa.

Sipas zëdhënëses së PD-së, kryeministri Rama ka vendosur të emërtojë stadiumin e ri me emrin e kompanisë jashtë çdo kriteri.

“Pasi pikturoi me duart e tij fanellen e kombetares ne europian, Rama mesa duket ka piktuar edhe emrin e ri te stadium kombetar jashte cdo kriteri.

Nderkohe qe minimalisht duhet te zbatoheshin parimet baze te ligjit “per prokurimin publik” dhe aktet nen ligjore te tij duke vendosur kritere si : a) Shpallja e nje gare nderkombetare b) vendosjen e kushtit te garancise ne marrjen pjese ne tender c) Gjendjen financiare te kompanise pjesemarrese.”, e mbyll Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *