Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me murin në Gjirokastër, humb jetën pasagjeri, plagoset shoferi


Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, 34 vjeçari Julian Loloçi. Ndërsa drejtuesi i mjetit Enrik Hyseni, 33-vjeç, ka mbetur i plagosur.

“Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”,  thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *