Vendosni fjalën kyçe....

Debate në sallën e gjyqit, shtyhet sërish seanca për Shullazin dhe grupin


Një tjetër shtyrje për seancën gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Në seancën e sotme pati debate të ashpra midis të pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi.

Zela nuk pranon avokat të caktuar kryesisht, por kërkon vetëm avokatin e zgjedhur prej tij, Bledar Shanja, i cili nuk është paraqitur në seancë për shkak të konfliktit të interesit me gjyqtaren Boksi.

I pandehuri u bë disa kohë që kërkon dorëheqjen e gjyqtares, e cila sipas tij po i imponohet procesit gjyqësor.

 “Kam kërkuar dorëheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”, i tha Zela gjykatëses.

Nga ana tjetër, avokatja e caktuar kryesisht në këtë seancë Eralda Brahimasi tha se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur më herët nga kjo gjykatë edhe pse kishte dorëzuar raport shëndetësor. Mirëpo trupa gjykuese e ka konsideruar të pabazë kërkesën e avokates.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *