Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra prokurori i dosjes “Babale”, Përparim Kulluri


Shkarkohet nga detyra prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri, i cili njihet edhe si prokurori i dosjes “Babalja”.

Vendimi për shkarkimin e tij është dhënë këtë të mërkurë nga komisioni i Vettingut pasi nga hetimet e KPK-së, Kulluri rezultoi me probleme.

Trupi gjykues i KPK-së përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi. KPK shprehu dyshime rreth një kontakti të papërshtatshëm të Kullurit me një person të dënuar në Greqi për kultivim narkotikësh dhe po ashtu të gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje. 

Kullurit po ashtu iu vu në dukje se dyshohej që kishte bërë deklarim fiktiv të një dyqani në Orikum, për të përfituar një vlerë më të lartë dëmshpërblimi prej shpronësimit.

Gjatë seancës dëgjimore Kulluri i mohoi kontaktet me personat të inkriminuar por drejtoria e informacionit të klasifikuar solli raport se ai ishte i papërshtatshëm.

Po ashtu Kulluri tha se kishte bërë deklarim të saktë në formularin e vetëdeklarimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *