Vendosni fjalën kyçe....

Brazili përfshihet nga flakët, digjen 50 mijë hektarë tokë


Një zjarr masiv prej 50 kilometrash i gjatë (31 milje), po përparon drejt luginës së Pantanal në Brazil.

Zyra e guvernatorit në shtetin Mato Grosso do Sul, tha se ky zjarr “është më i madhi që është parë ndonjëherë” në rajon.

Deri me tani të paktën 50,000 hektarë bimësi janë shkatërruar.

Kjo zonë, e cila ndodhet në pjesën jugore të vendit, është një nga rajonet më me biodiversitet në botë dhe një destinacion turistik mjaft i njohur.

Zjarri nisi në 25 tetor dhe thuhet se po përhapet me shpejtësi, si pasojë e kombinimit të temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Zyra e guvernatorit tha gjatë një deklarate se situata ishte “kritike”. Gjithashtu paralajmëroi që qartësia në zonë është e dobët.

Guvernatori ka shpallur një moratorium 30-ditor për përdorimin e zjarrit për pastrimin e tokës

Zjarrfikësit po përdorin gjithashtu aeroplane, në përpjekje për të shuar zjarrin nga lart.

Deri më 30 tetor, në Pantanal janë rregjistruar më shumë se 8,000 zjarre, duke u rritur me 462% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë këtij viti, në Brazil ka rënë një numër i konsiderueshëm zjarresh. Shifrat zyrtare tregojnë se më shumë se 167,000 zjarre pyjore janë regjistruar nga janari deri më 30 tetor të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *