Vendosni fjalën kyçe....

“Samsung” s’dorëzohet, nis punën për telefonin e ri të palosshëm


Përpjekja e parë e ‘Samsung’ për një telefon të palosshëm nuk shkoi si duhet, por kjo nuk e ndali kompaninë koreano-jugore që ta riprovonte.

Ajo ka preantuar në Konferencën e Zhvillimit Vjetor Samsung (SSNLF) një pajisje celulare me një forme ‘guaskë’.

Në një video të shfaqur në skenë, telefoni inteligjent ‘Galaxy Fold’ shndërrohet nga një telefon që hapet vertikalisht në atë që zgjerohet horizontalisht.

‘Samsung’ nuk dha shumë detaje mbi konceptin, por një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se ishte ‘duke u punuar për avancimin e faktorëve të rinj të formës së palosshme dhe sjelljen e një pajisjeje të re të palosshme në treg’.

Në prill, disa raporte të pajisjes 2000 dollarëshe zbuluan defektet e shumta të pajisjes së cilës i prisheshin ekranet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *