Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Parlamentit Europian viziton Shqipërinë në fillim të dhjetorit


Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të vizitojë Shqipërinë në datën 2 dhe 3 dhjetor.

Shefi i ri i PE-së, do shkojë fillimisht në muajin nëntor në Maqedoninë e Veriut e një muaj më vonë do vizitojë Tiranën zyrtare.

‘Vizita në Maqedoninë e Veriut dhe shumë shpejt në Shqipërië, është më e rëndësishmja për mua personalisht në këtë kohë. Ne e dimë se populli në të dy vendet është zhgënjyer shumë nga dështimi i Këshillit për të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit për shkak të vetos së disa shteteve anëtare. Ne e kuptojmë dhe e ndajmë këtë zhgënjim. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë zbatuar reformat që ne kërkuam prej tyre dhe tani meritojnë të shpërblehen për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme. Për më tepër, unë dua t’u bëj thirrje qytetarëve dhe veçanërisht brezit të ri. Mos u dorëzoni nga shpresa, ju lutemi qëndroni në rrugën evropiane. Parlamenti Evropian është me ju’, thuhet ne mesazhin e Sassolit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *