Vendosni fjalën kyçe....

Përdorte fëmijën si kamuflazh, shtetasi shqiptar kapet me drogë në makinë


Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike.

Shqiptari u ndalua në flagrancë nga policia në Ankona, afër një qendre tregtare, ndërsa priste të bënte dorëzimin e kokainës.

Sipas mediave italiane, ai gjatë trafikimit të drogës përdorte djalin e mitur si mburojë, për t’i shpëtuar vëmendjes së bluve atje. Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur.

Ndërkaq, policia sekuestroi një pako kokainë kristal me peshë rreth 2 kg, e cila me vlerën e tregut kapte shifrën 8 mijë euro dhe 700 euro të cilat dyshohen se buronin nga pazaret e drogës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *