Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, 3 të plagosurit nisen me nxitim drejt Spitalit të Traumës


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Ishëm.

Dy makina janë përplasur pranë fshatit Mazhë duke lënë 3 të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës për trajtim mjeësor.

Një nga të plagosurit është identifikuar si Mëhill Muça 58 vjeç, nga fshati Mallkuç ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë nga fshati Ishëm.

Aksidenti ka shkaktuar trafik kiometrik në dy anët e rrugës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *