Vendosni fjalën kyçe....

Rama pritet të takojë nesër Mitsotakis-in në Athinë


Kryeministri Rama do takohet nesër me atë grek, Mitsotakis në Athinë.

Rama udhëton drejt Greqisë për të marrë pjesë në samitin e BE-së me vendet arabe, samit në të cilin do marrin pjesë zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve arabe, shkruan ‘TCH’.

Kjo është hera e dytë që Rama e Mitsotakis takohen që prej fitimit të zgjedhjeve të parakohshme nga ky i fundit.

Në fokus të bisedimeve pritet të jenë të drejtat e minoriteit grek në Shqipëri dhe mbështetja e Athinës për integrimin e Shqipërisë në BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *