Vendosni fjalën kyçe....

“E Premtja e Zezë” në Itali – Aviacioni Civil: Kujdes kush ka fluturime drejt shtetit fqinj


Ka përsëri greva në Itali dhe kjo ka sjellë anulimin e shumë fluturimeve edhe nga Tirana. Autoriteti i Aviacionit Civil, ka reaguar duke i bërë thirrje pasagjerëve që të kontrollojnë fluturimet e tyre për shkak të vonesave dhe anulimeve.

 “Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj.

Sic mund ta shihni ne tabelen me poshte, marre nga faqja e internetit të Aeroportit të Rinasit, rezulton se për momentin janë anuluar të paktën tre fluturime drejt Italisë.”, thuhet në njoftimin e Aviacionit Civil.

Sipas medieve italiane, sot do të jetë një e Premte e Zezë në të gjithë Italinë, për shkak të një proteste në lidhje me sektorë të ndryshëm, si në sektorin privat ashtu edhe atë publik duke bllokuar transportin.

Për shkak të grevës, janë planifikuar ndërprerje për aeroplanët, autostradat, transportin publik, anijet dhe trenat. Greva kombëtare për disa sektorë ka filluar që në mbrëmjen e së enjtes 24 tetor, duke vazhduar për të gjithë ditën e premte.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *