Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Pasi ika unë, Thaçi dhe Rama e bënë Kosovën plaçkë


Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pasi iku ai nga pushteti, Rama dhe Thaçi e bënë Kosovën plaçkë, por sipas tij për fat të mirë ish-kryeministri Haradinaj i ndaloi.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Tempora” në “Ora News”, Berisha theksoi se ka qenë dhe është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Hashim Thaçi se kishin bërë pazare në kurriz të Kosovës.

“Unë kam kundërshtuar dhe kam qenë kundër ndryshimit të kufijve dhe çdo lloj ndarje tjetër mbi trupin e trojeve shqiptare. Kjo ka qenë kategorike. Sa kohë kam qenë në pushtet këtë e kanë kundërshtuar duket padashje edhe udhëheqës si puna e argatit të Beogradit në Prishtinë dhe unë i kam deklaratat në zyrë. Ika unë, ishte ajo periudhë kur Nikoliç thoshte se unë skam probleme me argatin tim në Prishtinë, por me Sali Berishën kur unë përpiqesha me sinqeritet për marrëdhënie normale. Por kurrë për pazare, kjo ishte e prerë. Fill mbrapa filluan dhe e bënë Kosovën plaçkë me Edi Ramën, i cili është i cili është produkt i disa zhvillimeve ndër më të errëta në histori. Unë jam mësuar të merrem me pasojat. Këta filluan ndarjen. Argati u kap nga dosjet e Vuçiçit.”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarja se çfarë përmbajnë këto dosje që Berisha përmend, ai tha: “Shko në Gjykatën e Hagës se i ke disa. Të tjerat as unë as ti nuk do ti shohim ndonjëherë. Po një dosje e ke në Hagë, kurse ato të tjerat i përkasin arkivave. Unë kam qenë kategorik dhe këtë periudhë jam përballë kundër këtij qëndrimi. Ish-kryeministri i Kosovës gjeti një mekanizëm për të ndalur veprimin antikombëtar të Stanishiqit, Zografit të Bisë dhe atij argatit dhe Kosova bëri zgjidhje dhe shpëtoi.”

Mes të tjerash, Berisha akuzoi Ramën se kishte pranuar kërkesën e Vuçiçit, që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik”.

“Sipas burimeve 100%  të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Ramës i premtoi Vuçiç se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë.

Vuçiç i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe Rama e ka pranuar këtë kusht.”, deklaroi ish-kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *