Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja franceze humb të dy duart pas sulmit nga peshkaqeni


Një peshkaqen i ka këputur duart një gruaje franceze të hënën, në ishujt e Polinezisë. Turistja 35-vjeçare, ishte futur për të notuar gjatë një udhëtimi për të vëzhguar balenat në ishullin Mo’orea, një territor francez.

Sipas AFP-së, dy infermierë të cilët ndodheshin në vendngjarje i dhanë gruas ndihmën e parë. “Kur arritëm në hotel, ajo ishte e vetëdijshme por në gjendje kritike. Ajo kishte humbur shumë gjak dhe të dy duart ishin prerë në parakrah, së bashku me një pjesë të gjoksit të saj”, tha zjarrfikësi Jean-Jacques Riveta.

Peshkaqeni u identifikua si një peshkaqen i bardhë, i përshkruar dikur nga studiuesi Zhak Cousteau si “më i rrezikshmi nga peshkaqenët”. Ky tip peshkaqeni njihet për sulmet ndaj të mbijetuarve të anijeve ose avionëve të rrëzuar.

Sidoqoftë, sulmet afër tokës nga ky lloj peshkaqeni janë jashtëzakonisht të rralla, duke pasur parasysh që preferojnë të banojnë në zona në oqean të thellë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *