Vendosni fjalën kyçe....

Terrorizoi qytetarët me plumba kallashnikovi, arrestohet 47-vjeçari në Fushë-Krujë


Një telefonatë ka mjaftuar dhe një 47-vjeçar nga Fushë-Kruja është arrestuar nga policia.

Sipas uniformave blu, 47-vjeçari me inicialet A.S, nga fshati Dërven  ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët.

Pas telefonatës, policia e ka arrestuar A. S.-në si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

“Qëlloi në ajër me armë zjarri, banorët lajmëruan Policinë në 112. Falë reagimit në kohë, Policia vuri në pranga 47-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik. Në numrin 112 të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ardhur telefonata nga banorët e fshatit Derven se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër.

Menjëherë shërbimet e Policisë Krujë janë nisur në drejtim të adresës së dhënë, ku shtetasi që qëllonte me armë zjarri në ajër u largua sapo pa forcat e Policisë. Pas krehjes së zonës dhe bashkëpunimit me banorët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin: A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Gjithashtu Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *