Vendosni fjalën kyçe....

Franca e palëkundur, Jo ndaj Shqipërisë për negociatat, Holanda dhe Danimarka e mbështesin


Media italiane Ansa në një artikull ka treguar se Franca ka vënë veton për hapjen e negociatave pavarësisht përpjekjeve të disa vendeve.

Së bashku me Francën, edhe Holanda dhe Danimarka nuk kanë qenë dakord për hapjen e negociatave.

“Apelet e përsëritura nga Komisioni dhe Parlamenti i BE-së dhe mesazhet nga Tirana dhe Shkupi nuk duket se kanë pasur ndonjë efekt tek presidenti francez, i cili mban një pozicion dhe vazhdon të kërkojë të reformojë të gjithë makinerinë vendimmarrëse të BE-së së pari për t’i dhënë zgjerimit besueshmëri më të madhe .

Vetëm atëherë dyert e Evropës mund të hapen për vendet e reja. Një pozicion që fsheh nevojën e Macron për të mbajtur nën kontroll forcat e brendshme populiste. Karta e fundit në tryezë për ta bërë presidentin francez të ndryshojë mendim është Finlanda, e cila mban presidencën e BE-së, me të ashtuquajturën ‘shkëputje’, ndarjen e fateve të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Sakrifikimi i Tiranës dhe shpëtimi i Shkupit në përpjekjen përfundimtare për të mos destabilizuar rajonin.

Nëse drejtuesit e BE nuk japin dritën e gjelbër për negociatat “qeveria jonë do të vdesë”, paralajmëroi kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Por mundësia e ndarjes së fatit të dy vendeve nuk duket se gjen miratim në Paris, apo edhe nga disa shtete si Italia, që do të dëshironin një rrugë të qartë për të dy vendet.

Bllokimi nuk do të kuptohej nga qytetarët shqiptarë dhe maqedonas, paralajmëroi presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. “Në rast të një shtyrjeje tjetër – do të ishte e treta në dy vjet – i takon Komisionit të ri të BE-së për të mbajtur gjallë shpresat e Ballkanit, me presidenten e zgjedhur Ursula von der Leyen e cila shprehet “e bindur” se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore “kanë bërë përpjekje të mëdha për t’iu qasur standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv”-shkruan ANSA.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *