Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Vuçiç për qejf të vet rrugëve të Novi Sad: “Edi is the guy” (VIDEO)


 I keni parë videot e kryeministrit Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duke shëtitur së bashku?

Po, mbrëmjen e kaluar ata kanë përfituar nga rasti për të bërë një shëtitje në qytetin e Novi Sadit menjëherë pas darkës që ata patën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e atë serbe, Ana Brnabiçin.

Liderët e ballkanit dukeshin të relaksuar e duke shëtitur pranë njëri-tjetrit, vetëm të kapnin duart me njëri –tjetrin kishte mbetur.

Gazetarët që ndiqnin liderët e vendeve, iu drejtuan Vuçiçit me një pyetje: “Ç’do të thotë ky takim për Ballkanin?”

Por Vuçiç ia la fjalën Ramës duke thënë: “Edi is the guy…”


Rama me buzëqeshje në fytyrë thotë: “Eshtë mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë”.

Edi Rama mbërriti në Serbi të mërkurën, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për të ashtuquajturin “Shengen ballkanik”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *