Vendosni fjalën kyçe....

Policia arreston banorët më aktivë të Unazës së Re, gratë dalin protestojnë në rrugë (VIDEO)


Kanë nisur arrestimet e banorëve aktivë të Unazës së Re. Personat e arrestuar janë disa nga zërat më aktivë në protesta, si Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu.

I pari është personi që ka qëlluar kryeministrin Edi Rama me këpucë në spitalin e Traumës, në nëntor të vitit të kaluar.

Policia ka shoqëruar në komisariat edhe Skënder Dodën, pronarin e lokalit ku u ndaluan dy personat e përmendur më lart. Momentin e arrestimit të Dodës mund ta shihni në videon e mëposhtme, të filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Pas arrestimeve gratë kanë nisur të protestojnë në rrugë. Në zonën e Astirit vijon prania e forcave të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *