Vendosni fjalën kyçe....

Stilistja shqiptare fiton 10 mijë dollarë për fustanin më të bukur me letër higjenike (FOTO/ VIDEO)


Një shqiptare ka fituar një garë të rëndësishme për stilistët në SHBA. Mimoza Haska, u shpall fituese për fustanin më të bukur të nusërisë të krijuar me letër higjenike.

Finalja e shfaqjes së modës u transmetua në televizionin kombëtar të hënën në mbrëmje.

Mimoza Haska e cila banon në Karolinën e Jugut, e kishte krijuar veshjen fituese me 48 rrotulla të dyfishta letre tualeti, me të cilat i është dashur të punojë për 400 orë. Haska e kishte punuar fustanin me grep, një metodë e trashëguar nga nëna e saj.

Por mundi ia ka vlejtur, pasi ka mundur të mposhtë 1500 konkurente dhe të fitojë çmimin e madh prej 10,000 dollarësh.

“Unë jam gjithmonë për një pamje të veçantë, unike, me shumë klas. Nuk është një ide e veçantë, thjesht diçka që i përshtatet syrit dhe që të bën të dukesh gjithmonë ok”, u shpreh Mimoza Haska.

Gruaja shqiptare aktualisht po punon për të hapur sallonin e saj. Siç shkruajnë mediat amerikane, Haska ka marrë pjesë në konkurs shtatë herë dhe ka dalë në dhjetëshen e parë çdo vit. Ajo ishte fituese e konkursit edhe në 2013.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *