Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Greta është e mirë, por emocionet s’mund ta kontrollojnë çështjen


Aktivistja suedeze Greta Thunberg mori falënderime nga shumë liderë botërorë për fjalimin e saj emocional “Si guxon ti?”. Mirëpo presidenti Vladimir Putin nuk është në mesin e tyre.

“Unë mund t’ju zhgënjej por nuk ndaj të njëjtin ngazëllim të përbashkët për fjalimin e Greta Thunberg,” i tha ai një forum për energjinë, në Moskë, citon RT.

“Askush nuk i ka shpjeguar Gretës se bota moderne është komplekse dhe e ndryshme dhe se… njerëzit në Afrikë ose në shumë vende të Azisë dëshirojnë të jetojnë në të njëjtin nivel mirëqenie si në Suedi.

Sigurisht, emocionet janë të pashmangshme, por prapë nëse duam të jemi efektivë, duhet të qëndrojmë profesionistë.”– vazhdoi ai.

Presidenti rus tha se ambientalistët e rinj duhet të mbështeten, por kur dikush i përdor fëmijët dhe adoleshentët për interesa personale, meriton të dënohet.

“Jam i sigurt që Greta është një vajzë e mirë dhe shumë e sinqertë. Por të rriturit duhet të bëjnë gjithçka për të mos i çuar adoleshentët dhe fëmijët në situata ekstreme.”, shtoi më tej Putin.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *