Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Lushnjë, policia jep detajet: Ishin dy autorë


Policia ka dhënë detaje të reja, lidhur me vrasjen që tronditi sot Lushnjën, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi një biznesmen.

Sipas uniformave blu, dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët janë larguar më pas me një automjet.

 “Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Biznesmeni Besmir Hida, i cili kishte një pikë grumbullimi makinash në qytetin e Lushnjës, ka qenë duke konsumuar kafen e mëngjesit, në momentin kur është qëlluar.

Hida ka qenë i ulur në katin e dytë të një lokali, në pjesën e jashtme, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?v=sfRGWmh36XQ

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat. Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *