Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Jam i gatshëm të shkoj edhe në selinë e PD-së për dialog


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin Repolitix ka deklaruar se është i gatshëm të ulet në tryezë me opozitën e bashkuar duke theksuar se është i gatshëm në çdo moment.

Rama madje shkoi më tej duke thënë se është i gatshëm të shkojë edhe në selinë e PD-së për të diskutuar.

Nuk i trembem asnjë ndërmjetësimi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri tjetrin. Ky vend nuk mund të funksionojë më as me teka dhe as me përkthyes, por sikur funksionojnë të gjitha vendet normale.

Jam gati në çdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për reformën zgjedhore, pasi koha vrapon, nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është e drejta e tyre, nuk kam arsye t’u bëj presion, ‘hajdeni, hajdeni, hajdeni’. Jam këtu në çdo moment që ata dëshirojnë.

Për të gjithë, çfarë ka në atë karvan, kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është çështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon”-deklaroi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *