Vendosni fjalën kyçe....

Pasi u thirr në Prokurori, Arbjan Mazniku: Vetëm e vërteta e mund baltën dhe zhurmën


Pasi u paraqit sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku tha se ishte i lumtur që kishte thënë të vërtetën.

 “Më vjen mirë që erdha në Prokurori të them të vërtetën.  T’i japim drejtësisë informacion të saktë. Këto akuza do të shpjegohen nga e vërteta. E vërteta do të dalë nga Prokuroria nuk e komnetoj. I kënaqur që dhashë informacionin e duhur. Do ti japim informacion prokurorisë për balthedhësit me ‘fakenews’. Vetëm e vërteta e mund baltën dhe zhurmën”.– tha Mazniku.

Prokuroria nisi hetimet ndaj Maznikut, pas denoncimeve të opozitës, se pronari dhe administratori i firmës “Fusha shpk” i kishte paguar hotelin luksoz me 908 euro nata, në Barcelonë.

Opozita iu referua disa dokumenteve, sipas të cilave, nënkryetari i bashkisë pranoi t’i paguheshin në Spanjë hotele luksoze, nga Shkëlqim Fusha, firma e të cilit ka fituar pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit.

Por bashkia u justifikua duke thënë se Mazniku udhëtoi bashkë me përfaqësues të firmës për të marrë në Spanjë një çmim të përbashkët. Mazniku tha se hotelin ia kishte paguar Fusha, për shkak të çmimit që kishin fituar.

Në hotelin ku kishin qëndruar në Barcelonë, sipas dokuemnteve të publikuara, rezultonte se Fusha kishte paguar mbi 1800 euro për nënkryetarin e bashkisë së kryeqytetit Arbjan Mazniku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *