Vendosni fjalën kyçe....

Agjent i Kremlinit? Schwarzenegger hedh foto me djalin e veshur me uniformën e policisë ruse, çmenden rusët


Faqja e Instagramit  të Arnold Schwarzenegger ka përjetuar një “pushtim të vogël” nga rusët, pasi ai i uroi ditëlindjen djalit të tij Christopher, duke postuar një seri fotosh.

Në njërën prej tyre, Christofer i cili mbushi 22-vjeç javën e kaluar, shfaqet i veshur me një uniformë policie ruse. Fotoja duket të jetë realizuar kohët e fundit, megjithatë nuk tregohet as vendodhja dhe as koha kur është realizuar fotografia.

Aktori njihet për rolet e tij në filmat “Terminator” ose “True Lies”, por në Rusi shumë njerëz e duan për rolin e tij në filmin “Heat Read”. Në këtë film të vitit 1988, Schwarzenegger luan rolin e një oficeri policie sovjetik, të cilin dëshira për drejtësi e sjell në Amerikë dhe e bën atë partner me detektivin e Chicagos, të luajtur nga Jim Belushi.

Ky ishte ndër filmat e rrallë të asaj periudhe, kur një rus nuk u portretizua siç ndodhte rëndom në Hollywood, si një kriminel.

Rusët me të vërtetë e donin Schwarzenegger dhe sipas “RT” mjaft kopje të filmit mbërritën në vend. Nuk është e qartë se nga vinte palltoja, por përdoruesit e rrjetit sugjerojnë se mund të jetë e njëjta që Schwarzenegger-it i dhuruan në 2013-ën kur vizitoi Rusinë.

Mikhail Koklyaev, i cili ia dorëzoi atij pallton, la një koment në rusisht: “Kështu që palltoja u bë e dobishme. Urime për ditëlindjen e djalit”. Palltoja e veshur nga Christofer nuk vlen më si uniformë në Rusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *