Vendosni fjalën kyçe....

Alegri gati t’i rikthehet punës, drejt kalimit në Premier Ligës


Masimiljano Alegri që prej largimit të nga Juventus ka mbetur i papunë, por kjo nuk mund të zgjasë pafund, pasi tekniku italian flitet për një kalim të mundshëm në Angli.

Emri i teknikut italian është lidhur me Real Madridit kohët e fundit, si një zëvendësues i Zidanit për shkak të rezultateve të dobëta që ky i fundit ka arritur në këto javë të para.

Sipas  “The Sun”, Alegrin mund ta shohim në drejtimin e një skuadre angleze, pasi Totenehmi pritet të nisë kontaktet me italianin, për shkak te rezultateve të dobëta qe Poçetino ka arritur në këtë fillim sezon.

Poçetino pëlqehet shumë nga presidenti i Realit , Florentino Perez, i cili në rast se largon Zidanin, atëherë do të merrte pikërisht trajnerin e Totenhemit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *