Vendosni fjalën kyçe....

Trafik droge në Itali, 13 të arrestuar, mes tyre 4 shqiptarë


Lënda narkotike u transportua me makina speciale që ishin modifikuar posaçërisht për transportin e drogës. Trafikimi i drogës është i organizuar nga dy shqiptarë dhe një rumun.

Midis personave të përfshirë në operacionin “Bazar” ishte një infermiere nga Ostia që herë pas here furnizonte sheshin e tregut të Fiuggi. Gjatë operacionit, u sekuestruan një kilogram dhe 130 grama hashash, 370 grama kokainë dhe shuma të mëdha parash të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Në pranga përfunduan:

Myftar Balliu, 27 vjeç, i njohur si Angelo i lindur në Shqipëri por që jeton në Ferentino; Mateo Balliu, 22 vjeç, gjithashtu banues në Fansino, si dhe Fjoralb Fejzo, 22 vjeç, banues në Ferentino. Pjesa tjetër e të arrestuarve janë shtetas italianë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *